Alma Muça, mësuese prej 40 vitesh nga Përmeti, vetëm një vit para pensionit, përballet çdo ditë me një realitet të dhimbshëm. Ajo pret për orë të tëra në rrugë autobusin për të shkuar në shkollën 9-vjeçare në Petran, nën shi, erë dhe temperatura ekstreme. Pas ndryshimit të linjës së transportit dhe mungesës së një furgoni për mësuesit, dhjetëra mësues në zonat rurale të Përmetit, Tepelenës dhe Gjirokastrës kanë mbetur pa zgjidhje. 20 mijë lekët që shteti u jep për transport nuk mjaftojnë as për disa ditë taksi. Institucionet ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës, ndërsa mësuesit vazhdojnë të shkojnë në shkollë të lagur, të lodhur dhe të sëmurë.