Lohanda Sulejmani është një tik toker shumë e njohur. Është 30 vjeç, dhe nënë e një djali 5 vjeçar. Jeta e saj nuk ka qenë aspak e thjeshtë, pasi i është dashur që prej disa kohësh të rris e vetme djalin e saj. Vjen nga një divorc me ish bashkëshortin, por së fundmi fati i ka buzëqeshur duke i sjellë përsëri dashurinë. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, dhe shpesh ndan momente me partnerin e ri, i cili çuditërisht ka marrë shumë vëmendjen e ndjekësve të saj.