Kryeministri Edi Rama së bashku më familjarët e viktimave të 21 Janarit kanë bërë homazhe në përvjetorin e vrasjes së tyre në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Ata kanë vendosur trëndafila të kuq në vendin ku u vranë më 21 janarin e 2011, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, të cilët u shpallën ditën e sotme “Dëshmorë të Atdheut”.