Mukades Lika nga Lushnja denoncoi në Fiks Fare se prej katër muajsh nuk merrte dot 20 mijë lekët e reja për shpenzimet e varrimit të bashkëshortit. Pavarësisht dokumenteve të rregullta, sistemi nuk e pranonte aplikimin për shkak të një gabimi teknik. Pas interesimit të Fiksit pranë ISSH Lushnjë, problemi u zgjidh brenda dy ditësh dhe zonja mori më në fund paratë e saj.