Rreth 4 mijë maturantë të cilët nuk kanë kaluar provimet në fazën e parë të provimeve që u zhvilluan në muajin qershor kanë një shans të dytë për t’i ridhënë provimet nga data 27 gusht deri në datën 6 shtator. Sipas drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Provimeve testi ka të njëjtën nivel vështirësie si në sezonin e parë.