Rreth 36 mijë maturante kanë zhvilluar këtë të premte provimin e parë të maturës shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Provimi nisi në orën 10, ndërkohë që maturantët janë paraqitur në ambjentet e shkollës 1 orë e gjysmë para për të shmangur kaosin e ndarjes së tyre në klasa si dhe për të kryer kontrollin pasi telefonat ishin të ndaluar.