Një 34 vjeçare, nënë e dy fëmijëve ka gjetur vdekjen pasi kreu një abort në Spitalin e Elbasanit. Etleva Çullhaj paraditen e së hënës është paraqitur në Maternitetin e Elbasanit për të kryer një abort dhe më pas është larguar për në banesën e saj. Pas komplikimeve të gjendjes shëndetësore 34 vjecarja ka kërkuar ndihmën e ambulancës të cilat e kanë transportuar sërish në spital, por me gjithë ndihmën mjekësore Etleva Çullhaj ka humbur jetën. Gazetare: Ema Shazivari