Rigels Kaso ka mbetur i plagosur rëndë pasi është dhunuar brutalisht nga një 34-vjeçar, i cili u shpall në kërkim dje( 16 korrik) nga policia. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë (15 korrik) në Tiranë. Mësohet se 42-vjeçari nga Bilishti, Rigels Kaso, ka komunikuar në Instagram me bashkëjetuesen e 34 vjeçarit, Bajram Gjeleshit. Ky i fundit ka zbuluar mesazhet dhe ka shkuar vetë në vendtakimin që 42-vjeçari kishte lënë me bashkëjetuesen e Bajram Gjeleshit në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet. Gazetare: Luçiana Hulej