Një rast fiktiv për mbledhjen fondesh për shërimin e një të riu, i bëri bashkë dhjetëra persona të cilët kontribuuan. I riu me iniciale B.K.( 31 vjeç) në datën 23.10.2022 ka hapur një adresë GoFundMe me emrin "Blerim Morina" ( është emër i sajuar nga ai ) ku kërkonte ndihmë për kurimin e vëllait të tij që vuante nga leucemia akute. Me të dëgjuar për rastin personazhet e njohur të TikTokut janë mbledhur live kanë kërkuar mbështetjen e ndjekësve dhe kanë arritur që brenda 24 orëve t’i grumbullojnë mbi 95 mijë euro. Gjërat kishin nisur të bëheshin të dyshimta pasi Armendi ishte "zhdukur" dhe telefoni i tij nuk po funksiononte më. Gazetare: Luçiana Hulej