Sot shënohet 30 vjetori i revoltës së parë antikomuniste në Shqipëri. Qindra të rinj shkodranë, mëngjesin e 14 janarit të vitit 1990 tentuan të rrëzonin bustin e Stalinit në Shkodër. Mbi 600 persona u arrestuan në këtë revolt ndaj sistemit që u konsiderua si “vrasja e frikës”. Në Shkodër sot u zhvilluan aktivitete përkujtimore për këtë rast. Në edicionin informativ të orës 12:00 në Top Channel, gazetari Klodian Zhivani raportoi mbi aktivitetet e zhvilluara në kryeqendrën e veriut.