Si sot, 30 vjet më parë, nisi eksodi në ambasada. Mijëra shqiptarë hynë nëpër ambasadat e huaja, në mënyra nga më të ndryshmet, duke shënuar nisjen e ndryshimeve të mëdha politiko-historike, në Shqipërinë komuniste. Ylli Bodinaku ishte shqiptari i parë që hyri në Ambasadën Gjermane. Hipur në kamionin e tij “Saurrel”, ai goditi dhe shembi murin e ambasadës.