Pas vdekjes së diktatorit enver hoxha, rregjimi komunist ngriti në këmbë monumentin e diktaturës që shumë shpejt do të rrëzohej, shtatoren e diktatorit. Më 20 shkurt të vitit 1991 vala e zemërimit që u ndez me protestat e studentëve, zbriti në sheshin skënderbej për të shëmbur simbolin e komunizmit. Kjo ngjarje bindi të gjithë shqiptarët se një rregjimi i kishte ardhur fundi dhe në fakt kështu ndodhi. Rrënimi i komunizmit ndodhi po aq shpejt sa u shkatërrua edhe monumenti i diktatorit famkeq të Shqipërisë.