“Koha Jonë” në vitet 1992-1997 ishte gazeta e parë e pavarur në vend. Në kulmin e shkëlqimit të saj arriti gati 100 mijë kopje të shitura në të gjithë vendin. Por regjimi i Berishës e luftoi në mënyrën më të egër. Me dhjetra gazetarë e analistë dolën nga zyrat e gazetës “Koha Jonë” Në opozitë me çdo pushtet, kjo gazetë ka patur impaktin më të madh publik në 30 vitet e demokracisë.