30 mln euro pallatet e tërmetit në Shijak, bodrumet me ujëra të zeza dhe pa ashensor! – Fiks Fare
06/03/2024 20:45

Fiks Fare bëri një vëzhgim në lagjen “Lugina” në Shijak, ku janë bërë dhjetëra pallate pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019. Qindra familje janë futur në banesa të reja në muajin maj 2023. Kostoja totale e godinave ishte mbi 30 milionë euro. Ndërtimet kanë përfunduar, teksa banorët janë ankuar në redaksinë e emisionit investigativ për mungesë kushtesh. Ashensorët ende nuk janë vënë në punë. Të moshuarit e sëmurë, gratë shtatzënë dhe të miturit ngjiten në katet e larta me shkallë. Problem i banorëve janë bodrumet që kanë filluar të mbushen me ujëra të zeza. Gjithashtu firmat e ndërtimit lanë pa bërë edhe lulishtet dhe zonat e gjelbra, teksa banorët kanë përveshur mëngët dhe po i mirëmbajnë vetë. Fiksi interesohet në Bashkinë e Shijakut, ku bisedon me nënkryetaren Shpresa Domi. Pohon se rindërtimi është bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, teksa shton se Bashkia e Shijakut është ndër të parat që është në fund të procesit të rindërtimit. Më tej pohon se janë shfaqur disa problematika, që disa i kanë përcjellë t FSHZH, ndërsa të tjera po mundohen t'i zgjidhin. Sipas saj, problem janë ashensorët e vënë por të palidhur, pasi firma s’ka dashur ti dëmtojë. Kjo pasi banorët i përdorin për transportin e orendive shtëpiake. Në fund shton se ka disa probleme në bodrume dhe se do t’i zgjidhin. Por, sa kanë kushtuar këto pallate? Fiks Fare shfletoi dokumentet e tenderëve të kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Pallatet në atë lagje kanë kushtuar rreth 30 milionë euro. Në këto dokumente parashikoheshin ashensorët, bodrumet dhe lulishtet.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 13 Mars 2026
13/03 21:01
Monitorime/ Ja çfarë bën dekolteja e Hygerta Sakos! – Fiks Fare
13/03 21:00
Veterriku nën pushtetin e ujit, 125 ha tokë të përmbytura nga dalja e lumit Osum! – Fiks Fare
13/03 20:45
A duhet leje nga prindërit për të rënë në dashuri? – Fiks Fare
13/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 12 Mars 2026
12/03 21:01
Monitorime/ Kolegia e vë re në transmetim, etiketa e alarmit në këmishën e moderatorit – Fiks Fare
12/03 21:00
“S’kishte të vdekur”. Si u pushuan hetimet për aksidentin me 13 makina, shkaktarët pa siguracion – Fiks Fare
12/03 20:45
A jetojmë në demokraci? Qytetarët flasin hapur! – Fiks Fare
12/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 11 Mars 2026
11/03 21:01
Monitorime/ Bledi Mane: “Lajmet perverse kanë audiencë” – Fiks Fare
11/03 21:00
‘Kafja’ 10 mijë €! Video e ryshfetit të dy drejtorëve të bankës shtetërorë! – Fiks Fare
11/03 20:45
Shqiptarët me orë të tëra në kafe. Pse jashtë kjo ndodh rrallë? – Fiks Fare
11/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 10 Mars 2026
10/03 21:01
Monitorime/ Armela hutoi jo vetëm të ftuarin, por tronditi stadiumin – Fiks Fare
10/03 21:00
Peshkopi/ Digjet Pallati i Kulturës, fajin ia hedhin ‘miut’. Godina pa sistem sigurie – FIks Fare
10/03 20:45
Pse u bën thirrje Berisha të rinjve dhe intelektualëve? Nëse duan, dalin vetë në protestë! – Fiks Fare
10/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 9 Mars 2026
09/03 21:01
Monitorime/ Shtatzënia? Gjinekologu thotë: Pyet kryetarin e komunës! – Fiks Fare
09/03 21:00
Baza e NATO-s i prishi shtëpinë, OSHEE i kërkon të paguajë dritat – Fiks Fare
09/03 20:45
Paris apo një tufë lule? Burrat tregojnë surprizat për 8 Mars – Fiks Fare
09/03 20:30
DIGITALB DIGITALB