Prokuroria e Posaçme ka zyrtarizuar hetimin për katër vepra penal ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Hapi i radhës që mbetet në kompetencë të SPAK është nëse kjo strukturë do t’i drejtohet Kuvendit me kërkesë për heqjen e mandatit të deputetit apo jo, ish-numrit dy të qeverisë. Ka qenë vetë Arben Ahmetaj që konfirmoi akuzat në ankimin e bërë prej tij, lidhur me kundërshtimin e kontrollit të banesave nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gazetar: Gerald Qerimi