Policia e Fierit ka vënë në pranga ditën e djeshme 3 shtetase të cilat kanë rrëmbyer dhe kanë shfrytëzuar një 24-vjeçare për prostitucion. Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Pranvera Isufaj, 32 vjeç, banuese në Patos; Aleksandra Toska, 19 vjeç, banuese në Fier dhe një 17-vjeçare, banuese në Fier. Po ashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Arbër Mehmeti, 33 vjeç, banues në Fier, organizator i kësaj veprimtarie kriminale (i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë). Gazetare: Luçiana Hulej