Vazhdimi i pandemisë dhe rritja e rasteve me koronavirus kanë rritur ndjeshëm importin e ilaçeve edhe në muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të Instat, gjatë muajve janar-shkurt vlera e produkteve faraceutike të importuara arriti në3,6 miliardë lekë apo rreth 29.3 milionë euro.