Nisur nga figurat politike si Monika Kryemandhi, Grida Duma, Reme Lala, Blerina Gjylameti, Majlinda Bregu etj e shumë të tjera, janë emrat më të lakuar të politikaneve femra që kanë spikatur dikur, e vazhdojnë të lënë mbresa me pamjen e tyre në parlamentin e Shqipërisë. Ato bien menjëherë në sy për veshjet e shtrenjta dhe pamjen e kuruar deri në detaj. Shkak i lajmeve të fundit është bërë dalja e një lajmi në një gazetë austriake mbi shpenzimet që ka harxhuar Monika Kryemadhi në një klinikë në Romë. Sipas mediave ajo ka harxhuar 278 mijë euro për ndryshimet e saj estetike.