26 vite për të ndërtuar shtëpinë me certifikatë, i prishet pa asnjë lajmërim nga shteti! – Fiks Fare
31/01/2024 20:45

Një familje që zotëronte një shtëpi 3-katëshe në Tiranë është në qiell të hapur. IKMT-ja ia prishi me arsyetimin se kalon Unaza e Madhe. Fiks Fare vërtetoi se institucionet shtetërore rishikuan projektin dhe vendosën që t’ia prishnin. VKM-ja doli në 20 dhjetor 2023 dhe u publikua në 8 janar 2024. IKMT-ja i la një letër te porta familjes në datë 12 janar për t’ia prishur më 17 janar. Më pas, Inspektoriati mori vendim për t’ia prishur më 24 janar, pa lajmëruar askënd! "Nuk më lanë kohë të heq plaçkat e shtëpisë" thotë kryefamiljari. Gazetarët e Fiks Fare pyesin inspektorët e IKMT-së nëse kanë apo jo urdhër për të prishur banesën. Në terren janë mbi 30 punonjës të IKMT-së, por askush nuk identifikohet si drejtues. Gazetarët e Fiks Fare i kërkojnë urdhrin e prishjes së kësaj shtëpie, në çfarë date është marrë. Cili drejtues e ka marrë dhe detaje të tjera. Asnjë nuk përgjigjet! Fiks Fare mëson se IKMT-ja ka shkuar në atë zonë me një listë me banesat që duhet të prishen. Është vetëm një dokument, i dalë në datën 22 janar 2024, i lëshuar nga Drejtoria e Zbatimit të Vendimeve. Dokumenti emërtohet “plani i prishjeve për periudhën 22-26 janar 2024”. Në listë është edhe emri i z. Latif Saraçi, ku shkruan banesë dy katëshe. Në fakt, në terren është banesë 3 katëshe dhe jo 2 si në këtë dokument. Adresa është loti i katërt te Kodra e Priftit. Numri i vendimit është “VKM 748 e datës 20 dhjetor 2023”. Data e ndërhyrjes është 24 janar 2024. Ndërkohë, nga verifikimet e Fiks Fare, rezulton se vendimi është marrë në datën 20 dhjetor 2023, por është publikuar vetëm në datën 8 janar 2024. Ndërkohë, 4 ditë më vonë në banesën e z. Latif Saraçi është vendosur një njoftim nga IKMT-ja, ku shkruhet se është në zbatim të VKM-ja me numër 748. Kryefamiljari nuk është lajmëruar që të kishte mundësi të merrte masa. Qoftë për gjetjen e një banesë me qira dhe për materialet. Në vendin tonë, të prishet prona private për disa ditë. Pa asnjë lajmërim, pavarësisht se në Kushtetutë është shkruar mjaft qartë se “pas jetës, prona është e dyta që mbrohet”.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 13 Mars 2026
13/03 21:01
Monitorime/ Ja çfarë bën dekolteja e Hygerta Sakos! – Fiks Fare
13/03 21:00
Veterriku nën pushtetin e ujit, 125 ha tokë të përmbytura nga dalja e lumit Osum! – Fiks Fare
13/03 20:45
A duhet leje nga prindërit për të rënë në dashuri? – Fiks Fare
13/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 12 Mars 2026
12/03 21:01
Monitorime/ Kolegia e vë re në transmetim, etiketa e alarmit në këmishën e moderatorit – Fiks Fare
12/03 21:00
“S’kishte të vdekur”. Si u pushuan hetimet për aksidentin me 13 makina, shkaktarët pa siguracion – Fiks Fare
12/03 20:45
A jetojmë në demokraci? Qytetarët flasin hapur! – Fiks Fare
12/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 11 Mars 2026
11/03 21:01
Monitorime/ Bledi Mane: “Lajmet perverse kanë audiencë” – Fiks Fare
11/03 21:00
‘Kafja’ 10 mijë €! Video e ryshfetit të dy drejtorëve të bankës shtetërorë! – Fiks Fare
11/03 20:45
Shqiptarët me orë të tëra në kafe. Pse jashtë kjo ndodh rrallë? – Fiks Fare
11/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 10 Mars 2026
10/03 21:01
Monitorime/ Armela hutoi jo vetëm të ftuarin, por tronditi stadiumin – Fiks Fare
10/03 21:00
Peshkopi/ Digjet Pallati i Kulturës, fajin ia hedhin ‘miut’. Godina pa sistem sigurie – FIks Fare
10/03 20:45
Pse u bën thirrje Berisha të rinjve dhe intelektualëve? Nëse duan, dalin vetë në protestë! – Fiks Fare
10/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 9 Mars 2026
09/03 21:01
Monitorime/ Shtatzënia? Gjinekologu thotë: Pyet kryetarin e komunës! – Fiks Fare
09/03 21:00
Baza e NATO-s i prishi shtëpinë, OSHEE i kërkon të paguajë dritat – Fiks Fare
09/03 20:45
Paris apo një tufë lule? Burrat tregojnë surprizat për 8 Mars – Fiks Fare
09/03 20:30
DIGITALB DIGITALB