Prej 24 vitesh, 10 familje në fshatin Ravonik të Korçës jetojnë pa rrjet kanalizimesh për ujërat e zeza. Të detyruar të përdorin gropa septike, ata përballen çdo ditë me ndotje, erë të rëndë dhe rrezik për shëndetin. Banorët thonë se kanë kërkuar zgjidhje tek institucionet për vite me radhë, por pa rezultat. Problemi lidhet me kalimin e rrjetit në një pronë private, për të cilën nuk është arritur marrëveshje. A është normale që në vitin 2026 familje të tëra të jetojnë në këto kushte? Kush mban përgjegjësi dhe pse nuk po zgjidhet kjo situatë?