Banorët e Gurit të Bardhë prej muajsh janë pa ujë të pijshëm, ndonëse për ujësjellësin e ri u investuan 219 milionë lekë. Sistemi funksionoi vetëm dy muaj dhe më pas rubinetat u thanë. Kryeplaku dhe banorët tregojnë problemet me puseta, matësa e lidhje të gabuara. Firma ndërtuese dhe UK Dibër shpjegojnë arsyet, por fshati ende mbetet pa ujë.