Kryetari i PS, Edi Rama ka mbledhur tryezën e grupit të punës për programin e opozitës, mbledhje ku kryefjala ka qenë sistemi i drejtësisë.Duke e lidhur këtë sistem me ngjarjen e 21 janarit të vitit të kaluar, Rama ka dënuar sulmet “barbare” që sipas tij po bëhen në adresë të Prokurorisë së Përgjithshme nga ekzekutivi, me qëllim shmangien e zbardhjes së të vërtetës.