Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën në 21 shtator ku Valter Fierza, 33 vjeç u vra nga një fqinj i tij natën e ditëlindjes. Vrasja ndodhi në fshatin Hot i Ri të njësisë Rrethina, sipas policisë viktima u qëllua me automatik kallashnikov nga Klodian Mhilli, tashme i shpallur në kërkim bashkë edhe tre shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë, Aleksandër Mhilli, ,Luçiano Mhilli dhe Enton Dushaj, që janë vëllai dhe kushërinj të autorit. Ndërsa vëllai i Klodianit, Paulo Mhilli u vetëdorëzua në polici një ditë pas ngjarjes. Gazetare: Luçiana Hulej