Tingujt nga muzika e kompozuar prej Edvard Grieg me solisten Lule Elezi, hapen natën e së premtes edicionin e 19-të të Filharmonisë së Kosovës. Gërshetimi i tingujve shumë instrumental u përcollën tek të pranishmit nën dirigjimin e Boian Videnoff, i njohur si gjeneral i Filharmonisë së Manhajmit dhe bashkëpunëtor me solistët më në zë të kohës