“2 vjet burg për Llallën”/ SPAK kërkon të dënohet ish kryeprokurori me akuzat për korrupsion
19/03/2021 15:16

Referuar gjetjeve të organeve të vettingut por edhe ekspertizave kontabël, letërporosive nga Gjermania dhe SHBA, SPAK kërkoi shpalljen fajtor të ish prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla, nën akuzë për deklarim të rremë të pasurisë. SPAK këmbëngul nga gjykata dënimin e Llallës me 2 vite burgim, por që për shkak të kërkesës së tij për gjykim të shkurtuar, dënimi t’i zbresë në 1 vit e katër muaj heqje lirie ku përfshihet edhe ndalimi për pesë vite i punësimit në shtet. Hetimi ndaj Llallës që dha dorëheqjen nga drejtësia fill mbasi i përfundoi mandati i kryeprokurorit, nisi nga një shkresë e organeve të vettingut që në shkurt 2018 dorëzuan aktet e kontrolleve të pasurive të tij gjatë rivlerësimit. Ndonëse vetting ndaj Adriatik Llallës u ndërpre, këto të dhëna u konsideruan si prova për të ngritur një akuzë, teksa dy të tjera u pushuan. Prokuroria e Posaçme insiston se ish prokurori i përgjithshëm nuk deklaroi në tre episode vlerën e saktë të pasurive të paluajtshme, që janë kryesisht toka. Për këto pasuri, mes tyre dhe një apartament në Durrës, SPAK hoqi dorë nga sekuestro, që aktualisht ka përfunduar për tu zgjidhur në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë prokuroria e Posaçme pranon në rrugë jo zyrtare se ka nën hetim dhe ish zyrtarë të tjerë të drejtësisë të prekur nga vettingu.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23