Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka konfirmuar se ka gjasa për zhvillimin e bisedimeve me presidentin rus, Putin për dhënien fund të luftës në Ukrainë. "Qëllimi ynë është që Rusia t'i japë fund luftës agresore dhe që Ukraina të mbrojë integritetin e saj", është shprehur kancelari gjerman për gazetën "Süddeutschen Zeitung". Për këtë "do të jetë e nevojshme të flasim", tha Scholz.