Shkodra është kthyer një ndër qytetet më problematike për sa i përket rendit publik. Në ndryshim nga qytete si Vlora, Elbasani, Tirana në Shkodër përplasjet mes bandave apo hakmarrja bëhet hapur në mes të ditës e në mes të qytetit. Por, policia dhe prokuroria janë të pafuqishme për t'i vënë një emër këtyre krimeve e për të arrestuar autorët. Krimi më i fundit në këtë qark ndodhi mbrëmjen e së martës. 44-vjeçari Pjetër Kola u qëllua për vdekje në fshatin Qafe Çele nga Maltin Gjini. Autori u identifikua nga vëllai i viktimës por policia nuk mundi dot të vendosë në pranga. Gazetare: Luçiana Hulej