Një ngjarje e rëndë u regjistruar mbrëmjen e 31 marsit në Shkozë të Tiranës, ku pas një sherri mes dy grupesh me të rinj, humbi jetën 18-vjeçari Aurelio Dervishi. Adoleshenti u qëllua me thikë në gjoks nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët pas krimit u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes. 18-vjeçari ka marrë plagë thike, por nuk ka mundur që të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.