Kishte 18 vite që operonte në aktivitetin “Magazinë mielli dhe ushqimi për blegtorinë”, por subjekti “Afrim Bici” kishte zgjeruar aktivitetin edhe në “Prodhim, përpunim dhe shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren për ushqim” për të cilin nuk dispononte licencën përkatëse (kategoria II.1.A.2) dhe njëkohësisht tregtonte edhe plehra kimike (Ure, DAP, Superfosfat dhe Nitrat).