Franca po vlon nga protestat e dhunshme masive që nga 27 qershori, kur një 17-vjeçar u qëllua për vdekje nga policia. Përleshjet fillimisht shpërthyen të martën mbrëma rreth periferisë së Parisit, Nanterre, ku 17-vjeçari Nahel Merzouk u qëllua për vdekje nga një oficer policie pasi refuzoi t’i ndalonte një patrulle të policisë franceze. Përsa i përket dinamikës së vrasjes, efektivi qëlloi një herë me armë. Para hetuesve, ai deklaroi se donte të parandalonte largimin e makinës dhe se qëlloi ngaqë kishte frikë se dikush mund të goditej nga mjeti. Megjithatë, efektivi i policisë përballet me akuzën e vrasjes me dashje pasi qëlloi Nahelin. Gazetar: Kristo Kote