Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin për rritjen drastike të rasteve të fruthit në Europë, të cilat sipas saj janë 45 herë më shumë sesa në vitin 2022. Rreth 42,200 njerëz u infektuan vitin e kaluar në kontinentin e vjetër, krahasuar me 941 që regjistroheshin dy vjet më parë sipas të dhënave të OBSH-së, krerët e se cilës besojnë se kjo situatë është pasojë e faktit që kundër kësaj sëmundjeje, u vaksinuan më pak fëmijë gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19. Gazetare: Luçiana Hulej, Gerald Qerimi Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj