Një ngjarje e rëndë u regjistruar mbrëmjen e 31 marsit në Shkozë të Tiranës, ku pas një sherri mes dy grupesh me të rinj, humbi jetën 18-vjeçari Aurelio Dervishi. Adoleshenti u qëllua me thikë në gjoks nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët pas krimit u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes. 18-vjeçari ka marrë plagë thike, por nuk ka mundur që të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Policia ka bërë të mundur sot (1 prill) kapjen e katër autorëve, në zonën e Farkës në Tiranë. Ata janë shoqëruar në ambientet e policisë, ndërsa po vijohet me hetimet për të përcaktuar rolin e gjithsecilit në këtë ngjarje të rëndë që i mori jetën 18-vjeçarit. Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj