18-vjeçari Algjian Lala mbeti i plagosur në orët e vona të së shtunës në Tiranë, si pasojë e një konflikti me një 15-vjeçar. Sipas informacioneve të bëra publike nga policia ditën e djeshme, ngjarja u shënua në rrugën “Bashkim Gazidede” të kryeqytetit. Fatmirësisht, Lala është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa i mituri që goditi me thikë 18-vjeçarin, është arrestuar në flagrancë. Gazetar: Kristo Kote