Ekspertët për ekonominë, Leons Hasani dhe Kolindo Vjerdha, analizuan në Top Talk miratimin e programit të qeverisë, teksa u ndalën kryesisht tek bonuset për pensionistët, por jo vetëm. Gjatë diskutimit në program, ekspertët folën edhe për planin e qeverisë për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës dhe ndërtimin e rrugëve të reja, përfshirë disa nga synimet e qeverisë Rama për këtë mandat të katërt. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi.