TIRANË- Meri, është emri i bebes që ka ardhur e para mes nesh bashkë me Vitin e Ri. Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishin mëngjesin e këtij 1 janari në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet, për të uruar nënat e reja dhe stafin mjekësor që e kaloi natën e ndërrimit të viteve në shërbim të qytetarëve.