12 persona kanë rënë në prangat e policisë pas një operacioni në Shkodër mes policisë dhe SPAK-ut, siç u bë me dije të mërkurës. Ata akuzohen se të organizuar si grup i strukturuar, janë implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të cannabis sativës, në fshatra të ndryshme të Shkodrës, kryesisht në njësinë administrative Oblikë. Gjatë periudhës hetimore, grupit i janë sekuestruar 246.5 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe i janë asgjësuar 32 000 bimë kanabisi në total. Gazetar: Kristo Kote