Opinion publike në Kosovë u trondite nga një ngjarje e rëndë ku një 11 vjeçare është përdhunuar për 7 orë nga 5 persona. Ngjarja ka ndodhur më 27 gusht. Drama e 11 vjeçares nuk mbaron këtu pasi Prokuroria Themelore e Prishtinës ka arrestuar edhe 6 persona të tjerë, ata dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me 11 vjeçaren në Qershor duke e thelluar më shumë këtë skandal.