Në trevat shqiptare në Maqedoni është shënuar të enjten 104-vjetori i Kongresit të Alfabetit. Një delegacion i përbërë nga zyrtarë të lartë shqiptarë në Qeveri, ka vizituar shtëpinë e alfabetit në Manastir, ndërsa në Shkup, Instituti për Trashëgimi Kulturore të Shqiptarëve ka organizuar një pritje për diplomatët e huaj dhe personalitet politike.