Një sulm me armë zjarri ndodhi ne këtë hotel në hyrje të Volorekës. Bresheri plumbash u lëshuan në drejtim të parkingut të automjeteve ku ndodhej edhe makina e pronarit por edhe mjetet e pushuesve e më tej sulmi me armë zjarri vazhdoi në drejtim të ambjenteve të hotelit ku krahas pronarit dhe familjes së tij ndodheshin edhe pushues të shumtë. Shkak duket se është një konflikt i vjetër i djalit të pronarit dhe diaa personave ndërsa një javë më parë është shënuar një precedent i ngjashëm.