Qeveria përmes një ankandi ndërkombëtar synon ta fusë Shqipërinë në hartën e vendeve që prodhon energji diellore përmes paneleve fotovoltaik, me synimin e shtimit të sigurisë energjetike dhe diversifikimt të burimeve të energjisë, të shpallura si një prioritet kombëtar. Ministria e infrastrukturës dhe energjitikës, Belinda Balluku tha se 5 kompani kanë paraqitur ofertat në ankandin ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë, por vetëm një kompani ajo franceze, ka plotësuar kriteret teknike dhe ato financiare.