17:37
Rrahmani dhe Kumbulla ndalin Milanin, Strakosha fiton derbin kuqezi me Berishën
Veronë heroike përballë Milanit “San Siro”, ku edhe një herë tjetër Amir Rrahmani dhe Marash Kumbullua, dy mbrojtësit shqiptarë të verdhebluve, treguan që jo më kot kanë qenë ndër emrat më të kërkuar në merkaton e janarit (Rrahmani ka firmosur me Napolin). Falë kontributit të tyre Verona ia doli të merrte një pikë ndaj “Djallit”, duke barazuar 1-1, edhe pse nga minuta e 68-të miqtë luajtën me një lojtar më pak, pas ndëshkimit të Amrabat (me ndihmën e VAR-it) me karton të kuq. Kjo ndeshje tregoi qartë se sa vlerë ka prania në fushë për Milanin e Zlatan Ibrahimovicit, që mungonte në këtë ndeshje.