
22/05 15:39
Pamjet e sigurisë në rrugë, kanë fiksuar momentin ku dy persona me kapela e maska fytyre, dalin nga makina dhe qëllojnë me pistoletë me silenciator një burrë, duke e lënë të vdekur në vend.
Ngjarja ka ndodhur në Bronx të SHBA-ve. Dy burrat shikohen teksa dalin me shpejtësi nga makina tip “Jeep” dhe qëllojnë me pistoletë me silenciator, viktimën e identifikuar si Francisco Rosado 51 vjeç.
Sipas policisë Rosado, ishte duke biseduar me dikë në parking, në momentin kur u qëllua në kokë dhe në këmbë. 51 vjeçari si pasojë e plagëve ka pësuar vdekje të menjëhershme. Nuk dihet ende se kush janë autorët e krimit, por policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e saj, shkruajnë mediat e huaja.
Top Channel