“Erioni ka shkruar përgjigjet për Gogun”/ Avokati Ndreca pas takimit me Veliajn: Ende nuk i është kryer ekzaminimi i frakturës në këmbë 04/11 15:30
“Kënaqësi të zhvilloja një bashkëbisedim të frytshëm me Ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci”, shkroi presidenti i Republikës, Ilir Meta, pak minuta më parë në Facebook.
Më tej në postim thuhet:
“Vlerësova se Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë dhe se të dy vendet tona kanë potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale në të gjitha fushat.
Ndamë bindjen për thellimin e një bashkëpunimi të domosdoshëm për të përballuar me sukses edhe fazën e vështirë post-COVID.
E falenderova përsëri për mbështetjen e madhe financiare që Italia dha për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.
Andrà tutto bene! ?????”
Top Channel