E sëmurë me zemër dhe nuk e dinte, 36-vjeçarja e zbulon në kohë: Koronavirus më shpëtoi jetën…

05/05/2020 17:48

Gjithçka mund të ju shkoj në mendje por që dikush të thotë se koronavirus i ka shpëtuar jetën, do e besonit?!

Angela Schlegel, 36-vjeç rezultoi pozitive ndaj koronavirusit dhe pas 11 ditësh u shtrua në spital për shkak se shëndeti i saj u rëndua.

Gjatë trajtimit për virusin mjekët zbuluan se ajo kishte një problem serioz në zemër. Ishte në kujdes intensiv ku mjekët arritën të dallonin se gruaja kishte edhe problem me zemrën, dhe që nëse nuk trajtohej në kohë, gjithçka mund të ishte fatale, shkruan BBC.

Ajo shprehet se prej dy vitesh trajtohej për astmë por nuk e kishte idenë se zemra e saj ishte në ”telashe”.

“Coronavirusi erdhi në trupin tim dhe zbulova sëmundjen. Coronavirusi në një afat të shkurtër gati më vrau, por në afat të gjatë më shpëtoi jetën,” tha Schelgel.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel