NASA publikon videon mahnitëse nga misioni Artemis II, astronautët luajnë me një pikë uji në hapësirë
Më shumë se gjysma e të rriturve në Britani po merr para mbështetjeje nga shteti për koronavirusin, dha alarmin ministri britanik i financave Rishi Sunak, duke e quajtur situatën “e papërballueshme”.
Masa e pasojave të bllokadës së koronavirusit po bëhet gjithnjë e më e qartë tani që qeveria britanike po plotëson rrogat e 6.3 milionë punëtorëve sipas skemës së mbështetjes për koronavirusit, ndërsa 1.8milionë të tjera janë aplikime të reja për njerëz të papunë sipas skemës Universal Credit.
Nëse britanikët e papunë, 5.4 milionë punonjësit e adminsitratës dhe rreth 12 millionë pensionistë merren në konsideratë, llogaritet se fatura qeveritare paguan më shumë se gjysmën e 52 milionë të rriturve në vend.
Lajmi vjen në një kohë kur shifrat e ekspertëve thonë se ekonomia britanike pritet të bjerë në një depresion të paparë ndonjëherë.
Në një intervistë mbrëmë ministri Sunak u përpoq të qetësonte punonjësit e bizneset, se nuk do të kishte ndërprerje të asistencës, menjëherë pas heqjes së kufizimeve.
Por mes shenjave për presionit të qeverisë për paratë, Sunak tha se skema e mbështetjes mund të arrijë së shpejti sa fatura e sistemit shëndetësor.
“Aktualisht jam duke punuar për të gjetur një mënyrë tkurrjeje të shifrës së paguar dhe për të nisur nga ngadalë aktivizimin e njerëzve në punë, në mënyrë të matur”, tha ai.
Top Channel