Vladimir Putin nderon me medaljen e lartë Kim Jong-un

05/05/2020 19:03

Vladimir Putin i ka dhënë Kim Jong-un një medalje të lartë lufte për 75-vjetorin e Ditës së Fitores në Rusi, kundër Gjermanisë naziste.

Nderimi iu dha diktatorit koreano-verior në ruajtje të kujtimit të ushtarëve sovjetikë që u vranë në betejë, tha ambasada ruse në Penian.

Ambasadori i rus, Alexander Matsegora, i dorëzoi medaljen ministrit të jashtëm të Kim, Ri Son-gwon në pallatin e kongreseve Mansudae.

Foto të takimit tregonin të dy zyrtarët që mbanin maska, megjithse shteti komunist deri tani nuk ka raportuar asnjë rast me koronavirus.

Vitin që shkoi Putin e ftoi Kim të vizitojnë Moskën më 9 maj për të ndjekur paradën ushtarake të përvjetorit të fitores. Paranda sivjet nuk u mbajt prej koronavirusit por Kim gjithsesi kishte refuzuar me mirësjellje.

Edhe në 2015, lideri suprem kishte refuzuar një ftesë të ngashme për 70-vjetorin e fitores.

Zhvillimi vjen pas zhurmave të zgjatura për shëndetin e Kim, derisa ai u shfaq një ditë më parë në inaugurimin e një fabrike fertilizuesish, duke i dhënë fund spekulimeve për vdekjen.

FOTO GALERI
1/5
Kim mund te kete qendruar ne nje nga vilat ne bregdetin lindor te vendit.

Top Channel