Pak orë më parë sipërmarrësja e suksesshme Kim Kardashian ka postuar 2 foto ku shfaqet e kuruar në detaje me lëkurë gjarpri.

Megjithëse ajo dukej mjaft joshëse në pamjet e shfaqura, fansat vunë re diçka tjetër. Në foton e Kim ku pozon me shpinë dhe të dy duart i ka të mbështetura në mur, shfaqet një gisht ekstra tek flokët e saj.

Edhe pse ky detaj nuk dallohet me sy të lirë, një pjesë e mirë të ndjekësve të saj në Instagram nuk u ka shpëtuar ky detaj.

“Mos ke gjë 3 duar”, “A e vuri re dikush gishtin me thoin e gjatë tek flokët e saj” -ishin këto disa nga komentet poshtë fotove të saj.

Kjo nuk është hera e parë që Kim vihet në lojë për dështimin në Photoshop. Pak ditë më parë edhe motra e saj Kylie Jenner u kap mat duke bërë të njejtin gabim.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta