Skenografja shqiptare qeth flokët “zero” në shenjë kujtimi ndaj COVID-19

05/05/2020 16:52

Në emisionin “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e modernatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte e ftuar skenografja Olta Bello.

Olta ka zgjedhur që t’i qethë flokët zero. Ajo thotë se kjo për të do të shërbejë si një rinisje, pas kësaj situate të vështirë që ndodhemi si pasojë e COID-19. Megjithatë, jo të gjithë mund të qethen zero sipas Oltës.

“Një mjeke, një mësuese, një politikane, nuk mund të qethet zero, sepse nuk e lejon institucioni”, thotë Olta. Ndërkohë për të justifikuar këtë veprim në sytë e bashkëshortit, skenografja i ka kërkuar atij që t’ia presë flokët.

“U qetha për të na lënë të kuptojmë, se po fillojmë nga niveli zero. Jam frymëzuar nga kjo që po ndodh dhe kjo të shërbejë si një rinisje. Nëse unë do të kisha flokë të tjera, nuk do kishin ndonjë interes dhe te fotot e realizuara nga im shoq (i referohet bashkëshortit që e ka fotograf). Të gjithë e njohin natyrën time pak të çmendur, por më kanë kursyer dhe më kanë thënë se je shumë e bukur. Nuk mund të shohim një politikane me flokë zero, një mjek. Unë kam qenë një mësuese dhe më para se bëja dot këtë, sepse s’më lejonte institucioni. Unë për ta bërë më të lehtë, i dhashë makinën e qethjes burrit dhe i thashë që do ta bësh ti”, u shpreh Olta.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta