Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu njoftoi se deri më tani kanë riatdhesuar në Turqi mbi 65.000 shtetas të mbetur në 103 vende të botës.

Çavuşoğlu, në Qendrën e Mbështetjes dhe Koordinimit kundër COVID-19 të Minstrisë, bëri vlerësime rreth zhvilimeve të fundit në luftën kundër koronavirusit.

“Deri më tani në vendin tonë kemi kthyer mbi 65.000 shtetas nga 103 vende”, tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Ai gjithashtu shtoi se deri më tani kanë humbur jetën 473 shtetas turq jashtë vendit nga COVID-19.

Kryediplomati turk më 15 prill në rrjetet sociale tha se me udhëzim të presidentit, Recep Tayyip Erdoğan, do të sillen të gjithë shtetasit turq që ndodhen jashtë vendit dhe dëshirojnë të kthehen.

Top Channel