Këshilli i Bashkimit Evropian miraton paketën e asistencës për ushtrinë e Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes zbulon se çfarë përfitojmë
Në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar mjeku stomatolog Arbër Stafa.
Arbri, para disa ditësh u arrestua nga policia e Fierit, sepse theu karantinën dhe doli për të blerë bukë. Ai pretendonte se kishte pasur dy orë leje, por i kishte mbaruar. Duke qenë se jeton me dy prindër pensionistë, ishte detyruar për të blerë bukë në furrën aty pranë. Në këtë moment ai është ballafaquar me policinë, e cila i ka kërkuar t’i tregojë autorizimin e liridaljes. Ai nuk ia ka dhënë, por i ka dorëzuar kartën e mjekut. Këtu lindi dhe konflikti midis palëve dhe Arbri pretendon se e kanë shoqëruar me frocë për në qeli, madje sipas tij edhe e kanë dhunuar.
Sakaq, Prokuroria kërkoi për Abrin masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa gjykata vendosi ndaj tij vetëm “detyrim paraqitjeje”. Kjo ishte një panoramë e historisë së Arbrit. Ndërsa në studio ai tha se ambientet e paraburgimit janë në kushte shumë të këqija. Madje nuk respektohet asnjë masë për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Ai shprehet se nuk e di në është infektuar me koronavirus apo jo.
Mjeku stomatolog thotë se ka bërë një kallzim penal ndaj policëve që pretendon se e kanë dhunuar. Ndërkohë u shpreh se, sa të mbyllë këtë çështje, do të largohet nga Shqipëria.
“Kam qenë në një person tjetër në qeli, s’më dhanë doreza dhe maskë,. Vetëm maskë m’u dha ne gjykatë për të ruajtur gjykatësin dhe prokurorin. Nuk e di e kam virusin apo jo. Falenderoj disa policë dhe police që u sollën në mënyrë korrekte, por ato s’kanë faj, ato masa kanë. Normale i gjithë komuniteti më mbështet se çfarë bëjnë këta të arrestosh një mjek me burg. Në moment që unë do të mbyll këtë çështje me shtetin, do të largohem nga ky vend, nuk bëhet më. Kjo më ka prishur imazhin. Nuk jam i sigurt sa audio janë regjistruar. Nuk kam punë me ata, atë punë do ta zgjidhi institucionet shtetërore”, tha Arbri.
Top Channel